No Image Available

Përplasën patrullat dhe braktisën makinat: Si përfundoi operacioni për 15 emigrantët

Dy persona janë shpallur në kërkim dhe një tjetër është proceduar penalisht pas një operacioni policor lidhur me dyshimet për transportimin e 15 emigrantëve të parregullt në territorin shqiptar. Operacioni nisi në zonën e fshatit Kapshticë të Devollit dhe vijoi deri në qytetin e Gramshit. Sipas policisë, shërbimet kanë konstatuar dy automjete tip “Audi Q7” në afërsi të fshatit Kapshticë. Automjetet dyshohet se po përdoreshin për transportimin e një grupi emigrantësh. Drejtuesit e tyre nuk i janë bindur urdhrit të policisë për ndalim, duke bërë që shërbimet të nisin ndjekjen. Gjatë lëvizjes, drejtuesit e dy automjeteve kanë lënë rreth 15 emigrantë në afërsi të Lozhanit dhe më pas janë larguar në drejtim të Gramshit. Në Gramsh, automjetet janë përballur me një postbllok policie. Sipas të...