Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Një aksident në det është regjistruar pasditen e së dielës në Golem, Kavajë, ku janë përplasur dy motorë uji rreth 800 metra larg perimetrit të sigurisë në zonën detare të quajtur “Manhatan”. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 17:36 26-vjeçari S. D., nga Çorovoda, duke drejtuar një motor uji, është përplasur me një tjetër Jet Ski që drejtohej nga 31 vjeçari P. B., nga Kosova. Si pasojë e përplasjes, P. B. ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital nga shërbimet e Policisë Kufitare që po monitoronin zonën detare. Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë,...
Burimi: Javanews.al