Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Përplasen dy makina në tunelin e Murrizit, tre të plagosur
👁6167
Një aksident ka ndodhur në tunelin e Murrizit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Siipas njoftimit të policisë, automjeti me drejtues shtetasin italian F.T. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A.K., duke shkakuar lëndimin e pasagjerëve të ndodhur në secilin mjet. Tre pasagjerët janë dëmtuar lehtë dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë dy drejtuesve të automjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar 00 mg/l. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.