Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Përplasen dy makina në Fushë-Krujë! Një viktimë dhe tre të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin Fushë-Krujë – Thumanë. Dy automjete tip “Mercedez-Benz” janë përplasur, ku ka mbetur e vdekur një grua dhe janë plagosur tre persona të tjerë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë. “Rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Fushë Krujë – Borizanë”, automjeti me drejtuese shtetasen M. K., rreth 30 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. S., rreth 50 vjeç. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin I. S., nëna e tij, shtetasja B. S., rreth...