Përplasen dy automjete në Kurbin/ Tre të lënduar, njëri prej tyre me plagë të rënda

Përplasen dy automjete në Kurbin/ Tre të lënduar, njëri prej tyre me plagë të rënda

Dy automjete janë përfshirë ne një aksident në fshatin Gjorëm, njëri prej tyre furgon pasagjerësh. Aksidenti ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor, që lidh Laçin me Mamurrasin. Nga ky aksident plagosen lehtë dy drejtuesit, ndërsa një pasagjer ka marrë plagë të rënda, dhe dërgohet për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës. Njëri nga drejtuesit shoqërohet në komisariat, pasi rezultoi nën efektin e alkoolit. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e qarkullimit rrugor, dhe ekspertët për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Burimi: Javanews.al