Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Përplasen dy automjete në Bulqizë, plagosen shoferët
Një aksident është shënuar këtë pasdite në kryqëzimin që lidh Lagjen e Vjetër me lagjen e Re ku dy makina tip ‘Mercedes Benz’ janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë janë lënduar dy drejtuesit e dy mjeteve, si dhe janë shkaktuar dëme të mëdha tek të dyja makinat. S iç shihet edhe nga pamjet aksidenti ka qenë shumë i frikshëm duke rrezikuar jetën e kalimtarëve që lëvizin në trotuar si dhe jetën e shitësit të biznesit. Ndërkohë policia ka nisur hetimet rreth këtij aksidenti. Aktualisht në këtë kryqëzim mungon edhe sinjalistika edhe pse në këtë kryqëzim ka lëvizje të kalimtarëve!