Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përplasen dy autobusë në Athinë, 47 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të premte në Greqi, ku dy autobusë janë përplasur me njëri-tjetrin në rrugën bregdetare të Vulës. Mediat greke raportojnë se si pasojë e përplasjes, 47 persona janë plagosur, 4 prej tyre në gjendje të rëndë janë transportuar në spital. Mes të plagosurve janë edhe 12 të mitur, të cilët gjithashtu janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat e aksidentit janë të paqarta, ndërsa sipas dëshmitarëve, përplasja ndodhi në një stacion autobusi, pak pasi pasagjerët kishin zbritur. Shoferi i autobusit pas tij thuhet se u ndje keq dhe automjeti u përplas me autobusin...