Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Përplasen dy autobusë në Athinë, 47 të plagosur, mes tyre 17 fëmijë
47 të plagosur, tre në gjendje të rëndë është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur para pak mesditës në zonën e Voulës të kryeqytetit grek. Dy autobusë urbanë në rrugën Konstandinos Karamanlis, pranë plazhit të Vulës janë përplasur në rrethana të panjohura. Mes 47 të plagosurve janë edhe 17 fëmijë. Tre të rritur janë në gjendje të rëndë, sidomos një i moshuar që ka dëmtime të shumta nga përplasja. Të rriturit janë dërguar në spitalin Asklipio të Vulës dhe Gennimatas, ndërsa fëmijët në spitalin pediatrik “Aglaia Kyriakou”. Në vendngjarje kanë mbërritur 8 autoambulanca, 2 motoçikleta të Nëdrhyrjes së shpejtë...