Përplasen anijet në portin e Igumenitsës, dhjetëra anëtarë të ekuipazhit ndodheshin në bord

Përplasen anijet në portin e Igumenitsës, dhjetëra anëtarë të ekuipazhit ndodheshin në bord

Dy anije janë përplasur në portin e Igumenitsës pak pas orës 10:00 të mëngjesit të së enjtes. Përplasja ndodhi kur anija ECO CATANIA e kompanisë italiane Grimaldi, e ngarkuar me mallra dhe me 34 anëtarë të ekuipazhit, po përpiqej të ankorohej. Ajo ka goditur – në rrethana ende të paqarta –anijen e ankoruar KYDON PALACE të kompanisë greke Minoan Lines me 95 anëtarë të ekuipazhit. Përplasja ka shkaktuar një të çarë të konsiderueshme tek anija e ankoruar. Burime nga porti i Igumenicës bëjnë me dije se nuk ka pasur të lënduar. Gjithashtu nuk është vërejtur ndotje e detit nga karburanti...
Burimi: Top-Channel.tv