Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Përpjekjet për zgjidhjen e krizës në Kosovë, analisti: Takimi i Kurtit me krerët e partive politike, shans për kompromis
Pas ultimatumit të Gjykatës Kushtetuese që konstituimi i Kuvendit të Kosovës të bëhet brenda 30 ditëve, deputetët janë mbledhur sërish këtë të premte në përpjekjen e tyre të 38-të. Kryeministri Albin Kurti, nga ana tjetër, i ka ftuar liderët politikë për një takim të përbashkët, në përpjekjen e radhës për të arritur konsensusin mbi konstituimin. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me moderator Erion Zeqiraj, analisti Ylli Hoxha tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të shërbejë si një nxitje për kompromis mes partive. Hoxha shtoi se ftesa e z. Kurtit për takim...