Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Përpjekje mizore për të heshtur kritikat”, akuza ndaj Arabisë Saudite: Aktivistët po ndalohen të dalin jashtë shtetit
Arabia Saudite po përdor ndalimin e udhëtimeve jashtë vendit si një mjet të ri dhe represiv për të heshtur zërat kritikë dhe për të shtypur çdo formë disidence, paralajmërojnë aktivistët për të drejtat e njeriut. Sipas raportimeve, dhjetëra qytetarë, përfshirë aktiviste të njohura për të drejtat e grave dhe anëtarë të familjeve të tyre, janë duke përjetuar kufizime të gjata udhëtimi – ndonjëherë të panjoftuara zyrtarisht – në atë që përshkruhet si një formë moderne e kontrollit politik dhe social, shkruan Guardian. Ndër të ndaluarat është edhe Loujain al-Hathloul, një figurë e rëndësishme e lëvizjes për të drejtën e grave...