Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Përpjekje amatore!”/ Tabaku: PS kopjon ligjin e PD për investimet e huaja, arnim i rrezikshëm që kërcënon kombin
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me një propozimi të deputetit të PS-së, Eduard Shalsi, për një ndryshim të vetëm në një nen të Ligjit për Investimet e Huaja të vitit 1993, që pritet të diskutohet në Komisionin e Ekonomisë. Ajo e ka cilësuar këtë nismë si një “arnim socialist” dhe një përpjekje për të zëvendësuar një reformë të mirëfilltë me një draft të dobët e pa standarde. “Në vend të një ligji serioz, me transparencë dhe procese të strukturuara, siç kërkon OECD, mazhoranca ka sjellë një përpjekje amatore për të larë duart si Ponc Pilati,” deklaroi...