Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përndoqi 23-vjeçaren dhe familjarët e saj, në pranga 35-vjeçari
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i dyshuar për përndjekje ndaj një të reje dhe familjarëve të saj. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. C., 35 vjeç, banues në Durrës. Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase 23 vjeçe dhe familjarët e saj, banues në fshatin Xhafzotaj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.