Përndjekje dhe dhunë…33-vjeçari mori me forcë në makinë ish-partneren, dhunoi dhe punëdhënësin e saj
foto ilustruese TIRANË- Një 33-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se për rreth dy muaj ka përndjekur ish-partneren e tij, duke ushtruar dhunë dhe duke e kanosur. Sipas burimeve pranë policisë, njëri prej episodeve ka ndodhur më 17 shtator, kur i riu dyshohet se e ka marrë me forcë ish-partneren në automjet dhe më pas e ka dhunuar dhe kërcënuar. Por, kjo situatë nuk ka marr fund aty. Një ditë më parë, 21 shtator, dyshohet se ka kërcënuar edhe punëdhënësin e ish-partneres, me qëllim që ajo të largohej nga puna. 33-vjeçari është arrestuar nga policia menjëherë pas denoncimit, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI
Burimi:
zeri.ai