Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përndjek vajzën deri në shtëpi dhe lë pa drita gjithë pallatin e saj, arrestohet 28-vjeçari
👁2167
Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi i ka vënë flakën kabinës elektrike të një pallati, duke shkaktuar humbje të energjisë elektrike. Sipas policisë, i arrestuari, i identifikuar me inicialet A.B., përndoqi deri në banesën e saj një vajzë 24-vjeçare. Por me sa duket refuzimi i vajzës e ka turbulluar të riun, i cili ka ndërmarrë veprimin e paligjshëm dhe që e çoi të binte në prangat e policisë.