Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përmirësohet situata e zjarreve në Delvinë, 4 helikopterë për shuarjen e flakëve. Tym i madh në Skërficë
Që prej nisjes së sezonit veror, Shqipëria është përballur me situata të ndryshme me zjarret, por sot, më 25 korrik, është shënuar edhe niveli më i lartë i rrezikut prej tyre. Situata u paraqit shumë problematike në Delvinë ku vatrat e flakëve të përhapura rrezikuan jetën dhe pronat e banorëve. Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes urdhëroi evakuimin e tre fshatrave: Palavli, Vergo dhe Kopaçëz. Nga ngjarja ka edhe të lënduar, më saktësisht dy zyrtarë policie. Shefi i Komisariatit të Policisë në Delvinë, Agim Troci, hyri për të ndihmuar disa të moshuar që nuk dilnin dot nga zona e zjarrit...