Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
Përmirësimi i blloqeve të banimit në Shkodër, kryebashkiaku Beci zbulon projektin e radhës në qytet
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Mirëmëngjes! Pallati me hark pranë sheshit “Isa Boletini”, do të jetë ndërhyrja e radhës në kuadër të projektit për përmirësimin e blloqeve të banimit në qytetin tonë. Kjo ndërhyrje do të realizohet në bashkëpunim mes Bashkisë Shkodër dhe Agjencisë për Eficiencën e Energjisë, në kuadër të zbatimit të politikave për efikasitet energjitik. Projekti përfshin: • Termoizolim të 3,500 m² sipërfaqeve fasadë• Hidroizolim dhe termoizolim të soletave• Zëvendësim të dritareve ekzistuese me dritare efikase (dopio xham) Punimet parashikohen të nisin gjatë muajit korrik dhe të përfundojnë brenda 6 muajve. Javë të mbarë!...