Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Përmendore Laver Bariut, nderohet mjeshtri i klarinetës, figurë e ndritur e muzikës popullore shqiptare
👁2006
Në qytetin e Përmetit u përurua përmendorja e mjeshtrit të klarinetës, Laver Bariu, një nga figurat më të ndritura të muzikës popullore shqiptare. Ceremonia mblodhi personalitete të jetës artistike, përfaqësues të institucioneve vendore si dhe qytetarë të shumtë. Përmendorja është vepër e skulptorit Alen Toska dhe u realizua pas një pune disa mujore. “Unë jam skulptori i veprës së Laver Bariut. Ka qenë një projekt që zgjati rreth shtatë muaj. Nuk ishte një projekt i lehtë. Nga ana kompozicionale, ishte mjaft sfidues – të realizosh një figurë të ulur, me shprehje të fytyrës dhe lëvizje të duarve, kërkon shumë punë...