Përmbytjet tragjike, Trump: Situatë thellësisht shqetësuese

Përmbytjet tragjike, Trump: Situatë thellësisht shqetësuese

Bota E Shtunë, 5 Korrik 2025 20:11 Teksasi i Amerikës po përjeton një nga përmbytjet më shkatërruese të dekadave të fundit, me të paktën 27 të vdekur dhe mbi 20 persona të zhdukur. Presidenti amerikan Donald Trump e përshkruan situatën si “të tmerrshme” dhe “thellësisht shqetësuese”, duke ofruar ngushëllime për familjet e viktimave dhe duke bërë thirrje për angazhim të plotë të institucioneve federale në mbështetje të shtetit të Teksasit.
Burimi: Kohajone.com