Përmbytjet në Teksas/ Numri i viktimave shkon mbi 80

Përmbytjet në Teksas/ Numri i viktimave shkon mbi 80

Numri i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Teksas ka arritur mbi 80. Ndërkohë prej katër ditësh po vijon kërkimi dhe shpëtimi i personave të zhdukur. Autoritetet kanë konfirmuar se vetëm në qarkun Kerr janë regjistruar të paktën 75 viktima, ndërsa dhjetëra të tjerë ende rezultojnë të zhdukur. Ndërkohë zyrtarët e emergjencave kanë ngritur alarmin për përmbytje të tjera në rajon, pasi reshjet priten në 24-28 orët e ardhshme. Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott konfirmoi dërgimin e mbi 1,300 efektivëve dhe 900 mjeteve për ndihmë, kërkim dhe shpëtim.
Burimi: Syri.net