Përmbytjet në Argjentinë, dy viktima dhe mbi 2 mijë persona të evakuuar

Përmbytjet në Argjentinë, dy viktima dhe mbi 2 mijë persona të evakuuar

Përmbytjet në verilindje të Argjentinës kanë shkaktuar vdekjen e dy personave dhe kanë detyruar më shumë se 2,000 të tjerë të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa rritja e nivelit të lumenjve kërcënon komunitetet në të gjithë rajonin, raportoi të shtunën gazeta argjentinase Pagina 12. Sipas raportimit, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumenjve Parana, Uruguai dhe Iguazu, duke prekur komunitetet pranë kufijve të Argjentinës me Brazilin, Paraguain dhe Uruguain. Në provincën Chaco, në verilindje të vendit, kryesisht në Puerto Vilelas dhe Barranqueras, nga 1,200 deri në 1,300 persona janë detyruar të largohen nga banesat e tyre, bëri të ditur të premten zëvendëssekretari provincial i Mbrojtjes Civile, Gustavo Santos. “Kjo do të vazhdojë për disa muaj. Lumi do të vazhdojë...