Përmbytjet e rënda shkatërrojnë rajone të shumta në Kinë, vazhdojnë operacionet e shpëtimit

Përmbytjet e rënda shkatërrojnë rajone të shumta në Kinë, vazhdojnë operacionet e shpëtimit

Kohët e fundit, reshje të vazhdueshme të dendura shiu kanë prekur rajonet lindore, veriore dhe verilindore të Kinës, duke shkaktuar përmbytje, fatkeqësi gjeologjike dhe viktima të shumta në Pekin, Hebei, Jilin dhe Shandong. Që nga nata e së dielës Pekini është goditur nga shira të rrëmbyeshëm. Deri në mesnatën e së hënës, të paktën 30 persona humbën jetën për shkak të shirave të rrëmbyeshëm në Pekin. Reshjet e pandërprera të shiut dëmtuan gjithashtu 31 rrugë dhe shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në 136 fshatra. Që nga e hëna, reshjet mesatare në Pekin arritën në 165.9 mm, me Distriktin Miyun që...