Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë
Qyteti i Vlorës është përfshirë pasditen e së martës nga një stuhi e beftë shiu, e cila shkaktoi probleme serioze në disa zona dhe rrugë kryesore, duke paralizuar përkohësisht qarkullimin dhe duke krijuar shqetësime për qytetarët, pushuesit dhe bizneset lokale. Reshjet e dendura që zgjatën për disa minuta, por me intensitet të lartë, shkaktuan përmbytje të shpejta në disa prej lagjeve më të populluara të qytetit, siç janë: sheshi “Albano & Romina”, apo lagjja “Pavarësia”. Në këto zona, uji mbuloi rrugët duke krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Në disa segmente rrugore, automjetet u bllokuan për shkak të prurjeve të mëdha të ujit dhe kanalizimeve të bllokuara. Gazetarja Greta Haskaj, ka raportuar për Klan News se aksi i rrugës “Hasan Kushta” u përmbyt...