Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Përmbytje shkatërruese godasin Australinë, 3 viktima dhe mijëra të evakuuar
👁12745
Një përmbytje rekord po vazhdon të godasë Australinë Lindore, duke shkaktuar pasoja të rënda për jetën e banorëve dhe infrastrukturën lokale. Deri më tani janë konfirmuar të paktën tre viktima, ndërsa një person rezulton ende i zhdukur, raporton Reuters. Më shumë se 23 mijë shtëpi janë përmbytur, duke dëmtuar rëndë pasuritë materiale të qytetarëve dhe duke lënë mbi 48,800 persona të izoluar, pa mundësi për të lëvizur apo për të marrë ndihma të menjëhershme. Situata mbetet jashtëzakonisht kritike dhe dinamike. Shërbimet e emergjencës po punojnë pandërprerë me mjete të specializuara si helikopterë, anije shpëtimi dhe dronë për të ndihmuar në evakuimin...