Përmbytje masive në Australi! Konfirmohen 5 viktima, shkatërrohen mbi 10 mijë shtëpi e biznese

Përmbytje masive në Australi! Konfirmohen 5 viktima, shkatërrohen mbi 10 mijë shtëpi e biznese

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë kanë mbetur pa banesa nga përmbytjet masive të ditëve të fundit në Australi. Katastrofa natyrore u regjistrua në pjesën juglindore të vendit, duke shkatërruar mbi 10 mijë prona, shtëpi, biznese e ambiente. “Vlerësimet fillestare tregojnë se të paktën 10,000 prona kanë pësuar dëme për shkak të përmbytjeve të papara”, thanë shërbimet e emergjencave në një njoftim për shtyp. Kryeministri i vendit, Anthony Albanese, i cili u detyrua të anulonte vizitën e tij në Taree të premten për shkak të përmbytjeve, tha se ishte “e tmerrshme të dëgjoje lajmin për...
Burimi: Top-Channel.tv