Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Përmbytet varka në kufirin mes Libisë dhe Egjiptit, 18 emigrantë humbin jetën
Të paktën 18 emigrantë kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur, pasi një varkë u përmbyt në fundjavë në ujërat pranë qytetit Tobruk, në kufirin midis Libisë dhe Egjiptit. Lajmi është konfirmuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), e cila i referohet burimeve lokale. Deri tani, janë shpëtuar vetëm 10 persona. “Kjo është një tjetër tragjedi që na kujton rreziqet vdekjeprurëse me të cilat përballen njerëzit që kërkojnë siguri dhe një jetë më të mirë,” deklaroi IOM. Libia mbetet një pikë e rëndësishme tranziti për emigrantët dhe refugjatët që synojnë të arrijnë në Evropë, duke kaluar...