Përmbyset varka në Mesdhe, të paktën 18 viktima dhe rreth 50 të zhdukur

Përmbyset varka në Mesdhe, të paktën 18 viktima dhe rreth 50 të zhdukur

Të paktën 18 emigrantë kanë vdekur dhe 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi varka e tyre u fundos në brigjet e Tobrukut gjatë fundjavës. Lajmi tragjik u konfirmua nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, e cila u referohet burimeve lokale. Dhjetë persona janë shpëtuar deri më tani. Tobruku është një qytet bregdetar në kufirin e Libisë me Egjiptin . “Kjo tragjedi e fundit është një kujtesë e zymtë e rreziqeve vdekjeprurëse me të cilat përballen njerëzit në kërkim të sigurisë dhe mundësive. Libia mbetet një qendër e madhe për migrantët dhe refugjatët, shumë prej të cilëve përballen me shfrytëzim, abuzim dhe udhëtime kërcënuese për jetën”, shtoi Organizata Ndërkombëtare...