Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Përmbyset autobusi, 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur
👁8915
Një aksident i rëndë është regjistruar në Nuevo Leon, Meksikë. Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën pasi një autobus u përmbys në Nuevo Leon. Guvernatori i zonës tha se autobusi turistik ishte nisur nga Monterrey për në Tampico. Mes viktimave ndodhen edhe dy të moshës 5 vjeç. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shoferi është përgjumur ndërsa ka qenë në timon, duke bërë që autobusi të godasë një nga barrierat mbrojtëse dhe me pas të përmbyset.