Përmbyllet aksioni ndaj objekteve pa leje në Theth/ Shembet me eksploziv ndërtesa e fundit

Përmbyllet aksioni ndaj objekteve pa leje në Theth/ Shembet me eksploziv ndërtesa e fundit

Është shembur paraditen e sotme me eksploziv ndërtesa e fundit në zonën e Thethit, duke përmbyllur kështu aksionin për lirimin e hapësirave në një prej destinacioneve turistike më të njohura të veriut të vendit. Prej orësh, forcat xheniere kishin montuar kallëpet e eksplozivit në strukturë, ndërsa shpërthimi i komanduar u realizua me sukses, pa incidente.
Burimi: Sot.com.al