Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Përmasat e mëdha të luftës shqiptaro-osmane në kohën e Gjergj Kastrioti Skënderbeut (shekulli 15-të)
Në vitin 1415, mbreti Henri V i Anglisë, me rreth 8,000 ushtarë, arriti të shkatërrojë një ushtri franceze në një nga betejat më të famshme dhe më të mëdha të Luftës Njëqind Vjeçare mes Francës dhe Anglisë (1337-1453), në betejën e Azinkourt, ku kishte jo më shumë se 6,000 viktima në të dyja anët. Me shkatërrimin e ushtrisë franceze prej rreth 14,000 ushtarësh, Mbretëria e Anglisë nën mbretin Henri V arriti të pushtojë një pjesë të madhe të territoreve veriore të Mbretërisë franceze. Sa për krahasim me luftrat epike të arbërorëve të Skënderbeut kundër osmanëve, gjatë rrethimit të parë të Krujës në vitin 1450, Perandoria Osmane sulmoi kështjellën që mbrohej nga rreth 1,500 ushtarë nën udhëheqjen e Vrana Kontit dhe 8,000 ushtarëve që Skënderbeu kishte...