Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në Portugali. Forcat e Rendit heqin tendat, 55 të arrestuar

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në Portugali. Forcat e Rendit heqin tendat, 55 të arrestuar

Policia portugeze u përplas me protestuesit që kërkojnë zgjidhje për çështjen e strehimit, gjatë një operacioni për të çmontuar kampet me tenda në kryeqytet. Kur policia ndërhyri të martën në mëngjes, protestuesit formuan një zinxhir njerëzor, përpara se të fillonin përplasjet. 55 persona u arrestuan gjatë aksionit dhe pritet të dalin para autoriteteve gjyqësore. Forcat e rendit, të cilat konfiskuan gjithashtu “228 struktura kampingu”, deklaruan se tubimet nuk ishin më të ligjshme. Sipas protestuesve, rreth 30 demonstrues u lënduan, ndërsa disa prej tyre u zotuan se do të përpiqen ta ngrenë sërish kampin. Demonstruesit në Portugali po protestojnë kundër rritjes së lartë të kostove të strehimit, duke u solidarizuar me lëvizje të ngjashme në Spanjën fqinje, ku prej javësh janë ngritur tenda në qendër të...