Përleshje mes një turisti britanik dhe shoferëve të taksive në Bali, shikoni videon

Përleshje mes një turisti britanik dhe shoferëve të taksive në Bali, shikoni videon

Një turist britanik është arrestuar në Bali pasi dyshohet se sulmoi një shofer taksie, duke shkaktuar zemërimin e dhjetëra vendasve të cilët e ndoqën dhe e rrahën me armë të improvizuara përpara se policia të ndërhynte për të rivendosur rendin. Sipas gazetës Daily Mail, një incident i dhunshëm ndodhi të enjten në mëngjes në një parking në zonën e Bandungut, Bali, me protagonist 30-vjeçarin britanik Brandon Joseph. Sipas raportimeve, Joseph sulmoi pa ndonjë provokim shoferin 31-vjeçar Herlindo Emmanuel Nino, pasi ky i ofroi një udhëtim, duke vërejtur se turisti dukej “i hutuar” sapo kishte dalë nga një furgon i bardhë....
Burimi: Top-Channel.tv