Përleshje e dhunshme te hotel “Regina” në Vlorë, kërcënohet me armë Vasil Bedinaj

Përleshje e dhunshme te hotel “Regina” në Vlorë, kërcënohet me armë Vasil Bedinaj

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është regjistruar mesditën e sotme në një prej hoteleve në zonën e Orikumit, në Vlorë, ku një grup prej më shumë se 10 personash, janë përleshur me pronarin e hotelit. Sipas raportimeve në media, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në ambjentet e hotel “Regina”, ku disa persona fillimisht kanë kërcënuar me fjalë pronarin e hotelit, Vasil Bedinaj ndërsa më pas kanë përdorur armët dhe sipas raportimeve në media dyshohet se shkak është bërë një gjobë prej 5 milionë eurosh. Mes palëve ka pasur përplasje fizike, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur ndjekjen e autorëve. Gjatë ndjekjes, dy persona, që udhëtonin...