Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Perla” e Bregut nuk mjafton, Dinamo mundet me përmbysje nga Hajduku në Kroaci
Dinamo ka pësuar një humbje minimale 2-1 ndaj Hajduk Split në ndeshjen e parë të turit të tretë të UEFA Conference League. Skuadra shqiptare e nisi më mirë takimin, duke kaluar në avantazh me një super gol të Dejvi Bregut dhe duke mbyllur pjesën e parë me epërsi. Megjithatë, në fraksionin e dytë, kroatët përmbysën gjithçka me rrjetat e Durdov dhe Sanyang. Ndeshja e kthimit, që do të luhet pas një jave, mbetet vendimtare për fatin e kualifikimit, i cili është ende i hapur. Ndërkohë, në sfidat e tjera europiane, Ballkani ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Shamrock Rovers, duke i rritur ndjeshëm shanset për kualifikim në fazën tjetër të Conference League. Në Europa League, FCSB ka mposhtur Dritën me rezultatin 3-2, në...