Përkujtohet Antonino Guxeta, albanologu e gjuhëtari i mirënjohur arbëresh

Përkujtohet Antonino Guxeta, albanologu e gjuhëtari i mirënjohur arbëresh

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët përkujtoi sot, në 104-vjetorin e lindjes, albanologun e mirënjohur arbëresh, gjuhëtarin dhe profesorin Antonino Guxeta. I lindur më 14 tetor 1922 në Horën e Arbëreshëvet, në Siçili, ai ia kushtoi jetën studimit të gjuhës shqipe, kulturës arbëreshe dhe zhvillimit të albanologjisë në Itali, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën e studimeve gjuhësore dhe letrare shqiptare. Ishte i biri i Gjergj Guxetës (Giorgio Guzzetta), themeluesit të seminarit Arbëresh të Palermos. Antonino Guxeta u diplomua në Fakultetin e Letërsisë e të Filozofisë të Universitetit të Palermos. Në vitin 1974 u emërua profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Institutin Oriental të Napolit. Në vitet 1975–1997 ka drejtuar Institutin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Palermos....