Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përkeqësohet situata nga zjarri në Shkopet, lëndohen edhe disa zjarrfikës të Mirditës
Situata nga zjarri në zonën e Shkopetit është përkeqësuar ndjeshëm, pasi gjatë orëve të vona të natës së kaluar flakët janë përhapur edhe në krahun e Fangut, në Mirditë. Për pasojë, terreni i vështirë dhe mungesa e mjeteve të specializuara kanë vështirësuar ndërhyrjen. Gjatë përpjekjeve për të ndalur përhapjen e zjarrit në orët e para të mëngjesit, disa punonjës të Bashkisë Mirditë kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa po përpiqeshin të ndërhynin me mjete rrethanore. Aktualisht, flakët ndodhen pranë zonës së antenave në majën e Kulmës dhe janë në zbritje drejt fshatit Fang. Edhe këtë të premte është ndërhyrë nga...