Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Përkeqësohet situata në Parkun Kombëtar të Lurës, dy vatra zjarri aktive, rinis ndërhyrja me helikopter
Situata nga zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës vijon të jetë kritike prej më shumë se një jave. Terreni i thyer dhe era e fortë kanë vështirësuar ndjeshëm përpjekjet e forcave të angazhuara për të izoluar vatrën e zjarrit, e cila mbetet ende aktive. Flakët kanë përfshirë një zonë të thepisur të mbuluar me bimësi të rrallë, duke përfshirë drurë ahu, pisha dhe barishte. Për të përballuar situatën, këtë të shtunë është vënë në dispozicion një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili ka ndërhyrë nga ajri për të shuar zjarrin në zonat ku ndërhyrja tokësore është pothuajse e pamundur....