Përkeqësohet situata me zjarrin në Kalasë, ndërhyn nga ajri helikopteri

Përkeqësohet situata me zjarrin në Kalasë, ndërhyn nga ajri helikopteri

Pamjet nga terreni DELVINË- Sitata me zjarret është përkeqësuar në Kalasë të Delvinës. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes së zjarrit nga era e fuqishme pranë zonës së banuar. Në aksion janë angazhuar zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës, efektivët e Forcave të Armatosura, zjarrfikës nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile dhe një helikopter "Black Hawk"./ZËRI