Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Përhapja e teknologjisë/ Ja sa para harxhojnë shqiptarët në vit, për riparimin e kompjuterëve dhe elektroshtëpiakeve
Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e shtëpisë po zgjerojnë vit pasi viti shpenzimet e familjeve shqiptare për riparimin e tyre. Sipas të dhënave të INSTAT të ardhurat nga aktivitetet e shërbimeve për riparimin e kompjuterëve, celulareve, televizorëve, furrave, lavatriçeve, frigoriferëve, fshesave, hekurit, mikserëve, etj kanë shënuar 10,2 miliardë lekë ose një vlerë e përafërt me 103 milionë euro në vitin 2023. Të dhënat tregojnë për një rritje të vazhdueshme të shërbimeve për riparimin e kompjuterëve dhe pajisjeve elektro-shtëpiake gjatë tre viteve të fundit, duke reflektuar një kërkesë në rritje për këto lloj shërbimesh në treg. Në vitin 2021, të ardhurat totale të këtij sektori arritën në 6.75 miliardë lekë, ndërsa me 2022 rreth mbi 8.6 mld lekë....