Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Përhapet murtaja e kafshëve të imta, Resuli: Situata alarmante, blegtoria drejt shuarjes, fermerët duhet të rrisin vigjilencën, kjo sëmundje…
👁4995
Presidenti i “Urdhrit të Mjekut Veterinar”, Ervin Resuli, ka ngritur alarmin për përhapjen e murtajes së kafshëve të imta në Shqipëri, një sëmundje që rrezikon seriozisht tufat dhe sektorin e blegtorisë në vend. I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, Resuli u shpreh se rasti i parë është konfirmuar në Shkodër, ndërsa pas tre ditësh është raportuar edhe nga pala kosovare, e cila ka ndërprerë eksportet për shkak të rrezikut të përhapjes. Sipas Resulit, rregulloret e Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve parashikojnë ndalimin e menjëhershëm të importeve nga një vend sapo të identifikohet një sëmundje e listuar....