Përgjimet e publikuara nga Ahmetaj në SYRI TV/ Opozita kërkon komision hetimor për trafikun e armëve

Përgjimet e publikuara nga Ahmetaj në SYRI TV/ Opozita kërkon komision hetimor për trafikun e armëve

Opozita shqiptare kërkon zyrtarisht komision hetimor për trafikun e armëve. Qëndrimi vjen pas publikimeve tronditëse të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj në emisionin Çim Peka LIVE në SYRI TV. Deputeti i PL, Tedi Blushi publikoi kërkesën e opozitës për hetim parlamentar. “Çështja e veçantë që propozohet t’i nënshtrohet hetimit parlamentar është verifikimi i veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve shtetërore të Republikës së Shqipërisë në lidhje me parandalimin, kontrollin, zbulimin, autorizimin, mbikëqyrjen dhe trajtimin institucional të veprimtarive të dyshuara të trafikut ndërkombëtar të armëve, të bëra publike më 7 shtator 2026 përmes deklarimeve dhe materialeve audio të publikuara nga ish-Zv/Kryeministri, Z. Arben Ahmetaj, si dhe verifikimi i çdo përgjegjësie politike, administrative ose institucionale që mund të rezultojë nga këto fakte,” bëri të ditur Blushi në një konferencë për...