Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Përgjigja e Irakut për piramidat e Egjiptit
Nga: Geena Truman / BBCPërkthimi: Telegrafi.com Rreth katër mijë vjet më parë, kjo strukturë e zbehtë dhe e fortë në shkretëtirë të Irakut, ishte qendër qytetërimi. Rrënojat e qytetit të madh të Urit – dikur kryeqytet administrativ i Mesopotamisë – sot ndodhen në një djerrinë pranë burgut më famëkeq të Irakut. Në hijen e gardheve të larta të burgut, Abo Ashraf – kujdestari i vetëshpallur i zonës arkeologjike – dhe një grusht turistësh janë të vetmet shenja të jetës pas kilometrave të tërë. Në fund të një vendkalimi të gjatë prej druri, një zigurat mbresëlënës është pothuajse gjithçka që ka mbetur nga metropoli i lashtë i sumerëve. Për të arritur këtu, u ula ulësen e pasme të një taksie që për orë të tëra kalonte...