Përfundon telefonata Trump-Putin, mediat ndërkombëtare zbardhin detaje

Përfundon telefonata Trump-Putin, mediat ndërkombëtare zbardhin detaje

Ka përfunduar telefonata mes presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, e cila ka zgjatur për rreth dy orë. Agjencia e lajmeve Reuters ka zbardhur detaje nga telefonata, ku theksohet se Putin ka folur nga një shkollë muzike në Soçi ndërsa Trump nga Uashingtoni. Dy presidentët kanë komunikuar përmes një linje të koduar. Biseda mes tyre është zhvilliuar në prani të përkthyesve pasi Putin flet shumë pak anglisht. “The Guardian” ka zbardhur edhe detaje nga biseda duke cituar mediat ruse. “Në përgjithësi jemi në rrugën e duhur”, citojnë mediat shtetërore ruse të kenë thënë Putin...
Burimi: Vizionplus.tv