Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano
Gledis Nano TIRANË-Sot përfundon afati i aplikimeve për postin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Deri më tani janë paraqitur 4 kandidatura për këtë pozicion të rëndësishëm, mes tyre dhe Gledis Nano. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka dorëzuar aplikimin për këtë post. Gledis Nano u emërua si drejtor i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Ardi Veliut, me propozim të ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, më 7 tetor të vitit 2021. 10 muaj më vonë, u shkarkua me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat. Pas kalimit në disa faza testimi, komisioni i ngritur në SPAK pritet t’i dërgojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë emrin e kandidatit të përzgjedhur për emërimin si kreu i ri i BKH-së. Mandati i drejtuesit...