Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Përfundon rinumërimi për Tiranën, Ledio Braho: Procesi nuk prodhoi asnjë ndryshim
Procesi i rinumërimit të votave të qarkut Tiranë, si ato për subjektet politike dhe të kandidatëve, nuk pasoi në asnjë ndryshim mandatesh. Anëtari i KAS-it, Ledio Braho, u shpreh se ky proces nuk prodhoi asnjë ndryshim, e ishte transparent si për partitë, ashtu dhe për publikun. Lidhur me keqnumërimin e disa votave, Braho shprehet se ato mund të kenë qenë gabime njerëzore. Sakaq, sipas Brahos, rinumërimi i ka shërbyer procesit të zgjedhjeve në terësi për transparencë, pas akuzave për manipulim apo tjetërsim të votave. “Unë mendoj se për aq kohë sa jemi në demokraci, transparenca gjithmonë i shërben demokracisë. Qëllimi...