Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Përfundon rikonstruksioni i rrugës “Benjamin Deljana” në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan
Rruga “Benjamin Deljana” në lagjen “28 Nëntori” është tashmë e rikonstruktuar dhe ka marrë trajtën e një aksi funksional që i shërben komunitetit lokal. Ndërhyrja nga Bashkia Elbasan ka përfunduar me shtresimin përfundimtar të asfaltit dhe sistemimin e infrastrukturës.Kjo rrugicë, megjithëse me gjatësi të shkurtër, ka pasur rëndësi të veçantë për banorët, pasi lidh dy rrugë të tjera më të mëdha, “Mustafa Shashaj” dhe “Shyqyri Berisha”, dhe i shërben drejtpërdrejt rreth 150 banorëve. Për më shumë se 30 vite, rruga ka qenë e paasfaltuar, pavarësisht se kishte sistem kanalizimesh funksional.Rikonstruksioni i saj u realizua pas një kërkese të kahershme të...