Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan
👁5239
Procesi i verifikimit të 97 kutive zgjedhore të qarkut Elbasan, ka përfunduar. Gazetarja, Klesiana Omeri, raporton se të dhënat zyrtare do të publikohen ditën e hënë, në mbledhjen e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve. Ditën e sotme nisi procesi i rinumërimit të votave për katër qarqe, në ambientet e Pallatit të Sportit “Fahrie Hoti”. Fillimisht u hapën 97 kuti të bashkive Gramsh dhe Peqin. Kjo hapja e kutive, u bë vetëm për material zgjedhore dhe jo për efekt rezultati. Kjo, për të vërtetuar fletët e votimit, pasi Partia demokratike pretendon për aplikimin e skemës së “trenit bullgar”. Tanimë, pritet nesër...