Përfundon numërimi në Vlorë/ PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat

Përfundon numërimi në Vlorë/ PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat

Në qarkun e Vlorës janë numëruar të gjitha kutitë e votimit. Njësoj si katër vjet më parë, Partia Socialiste ka një diferencë të thellë në qark, duke kryesuar. PS ka siguruar 53235 vota, ndërsa PD ka marrë 24134 vota. E përkthyer në mandate, socialistët kanë deri tani 8 mandate të sigurta, ndërsa demokratët katër mandate. Por në lojë për një mandat është edhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, i cili numëron 4905 vota. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv