Përfundon numërimi në Vlorë, PS fiton 58% të votave, PD fut në parlament vetëm kandidatët e listës së mbyllur

Përfundon numërimi në Vlorë, PS fiton 58% të votave, PD fut në parlament vetëm kandidatët e listës së mbyllur

Ka përfundur numërimi në qarkun e Vlorës. PS ka fituar me 58.72 % të votave (53235), ndjekur nga PD e cila ka arritur që të fitojë 26.62 % të votave (24134 vota). Në vend të tretë renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 5.41 % të votave (4905 vota) dhe në vend të katërt Partia Mundësia me 5.01 % të votave (4539 vota). REZULTATE LIVE  Përkthyer në mandate, PS ka arritur të marrë 8 mandate, ndërsa PD 4. PD ka arritur të futë në parlament vetëm deputetët e listës së sigurt. Edhe në vitin 2021 ndarja e mandateeve ishte e njëjtë.
Burimi: Vizionplus.tv