Përfundon numërimi i votave të diasporës për kandidatët në Lezhë, përmbyset rezultati mes kandidatëve socialistë

Përfundon numërimi i votave të diasporës për kandidatët në Lezhë, përmbyset rezultati mes kandidatëve socialistë

Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët në qarkun Lezhë, dhe rezultati ka sjellë një përmbysje të papritur. Nga 12,290 zarfa të numëruar, Admir Kadeli i Partisë Socialiste ka arritur të marrë mandatin e deputetit, duke lënë jashtë Parlamentit Marjeta Nelin, me një diferencë vetëm 26 votash. Fillimisht, pas numërimit të kutive të votimit brenda vendit në qarkun Lezhë, Neli kryesonte me një diferencë prej 1,145 votash ndaj Kadelit. Por pas përfshirjes së votave të diasporës, Kadeli grumbulloi 7,586 vota, ndërsa Neli 7,559, duke siguruar mandatin e vetëm të listës së hapur që PS fitoi në këtë qark...
Burimi: Sot.com.al